
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz ditën e sotme.
Një makinë është përplasur me shtyllën.
I plagosur ka mbetur shoferi i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës dhe po merr ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.