Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në mesditë në Përrenjas. Dy makina, një fuoristradë dhe Mercedez Benz C Class janë përplasur kokë më kokë, teksa shihet që të dy mjetet janë bërë copë.
Benz-i ka nga përplasja ka mbetur në mes të rrugës ndërsa fuoristrada ka përfunduar jashtë rruge. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe bëhet me dije se një prej drejtuesve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.