
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Belsh-Cërrik, ku shoferi i një mjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin e makinës dhe e ka nxjerrë mjetin nga rruga.
Përplasja ka qenë fatale, pasi shoferi 23 vjeçar Indrit Zekthi ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhejn e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Në aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik, shtetasi I. Z., 23 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasin I.Z Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.