Gazetari Sokol Bregu ka folur lidhur me dëshminë që i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, bëri ditë më parë ku zbuloi se dy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit të Laert Haxhiut.
Bregu ka thënë se prokororët is heh të rrezikuar pasi sipas tij Haxhiu është një nga vrasësuit më të egët i cili nuk fal, por hakmerret.
“Laert Haxhiu, premtimet i mban, dhe në rastin konkret i shoh prokurorët e rrezikuar. Është ndërtuar ndryshe për të qenë vrasës, është ndërtuar nga dhuna, nga hakmarrja e tij personale për atë që i kanë bërë familjes së tij. Për mua, është nga vrasësit më emocional dhe më i egër. Nuk është vrasës me pagesë.
Është vrasës i ndërtuar nga shoqëria, nga mënyra se si shteti e harroi Lushnjën. Laert Haxhiu i bën krimet për hakmarrje. Nëse ka premtuar se do ta kryente këtë, ka një qëllim. Këta që janë dënuar në burgim të përjetshëm, janë miq të tij të fëmijërisë, dhe do hakmerret për ata. Ata kanë shkuar në burgim të përjetshëm për të ndihmuar atë në një hakmarrje.
Dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi, e kanë ndihmuar atë në çdo rast, është një veçori e Lushnjës, nëse nuk ke jetuar aty nuk e kupton. Çdo qetet ka historitë e veta. Haxhiu nuk fal, hakmerret”, tha Bregu për Open.