Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
28 °
Pre
27 °
Sht
28 °
E martë, 3 Tetor, 2023

‘Ai duhet i vrarë’, zbardhet dosja e BUJSHME, i penduari tregon takimin me Ardian dhe Florenc Çapjan: Florenci na dha një çantë, brenda kishte…

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me dosjen e bujshme të vëllezërve Çapja dhe gjithë grupit kriminal që ata drejtonin.

I penduari i drejtësisë, Ervis Bardhi ka rrëfyer takimet me krerët e bandës së Elbasanit, Ardian dhe Florenc Çapja.

Ervis Bardhi flet për takimet me Ardianin dhe Florentin, ku mes të tjerash flitet edhe për sasi droge në Holandë.

“… unë për momentin kam filluar të debatoj me Olsin, duke i thënë se ç’punë kam unë që të shkoj tek ata, por në fund kam hipur në makinën, me të cilën erdhi Olsi dhe që ishte një makinë “Pezho”, të cilën ne e merrnim shpesh me qira dhe kemi shkuar përsëri te vendi ku u takuam herën e parë. Me sa kujtoj në këtë takim kam shkuar vetëm unë me Olsin. Pasi kemi shkuar aty, kemi dalë nga makina dhe jemi takuar me Ardianin dhe Florencin. Ky i fundit i jep një çantë të vogël, të cilën e mbante në krahë, më pas Olsi më tha që ishin 2500 euro…”

“…pasi kemi vazhduar rrugën, jemi futur te rrugica, që të çon te shtëpia e Ardian dhe Florenc Çapes. Orën se kujtoj, por di të them që ka qenë pasdite vonë, pasi ka qenë errësirë. Pasi jemi futur në rrugicë, kam vënë re se në rrugë ishin Ardian Çapja dhe Florenc Çapja. Unë nuk i njihja këta persona vetë, Florencin e kisha parë si fytyrë, rrugës në Krrabë, ku është rruga e drejtë, kemi ndaluar dhe kemi takuar me Ardianin dhe Florencin, të cilët ishin me një makinë tip fuoristradë të zezë, targat e së cilës nuk i mbaj mend, në një moment Ardiani i ka thënë Olsit në lidhje me një sasi lënde narkotike, që ndodhej në Holandë dhe po deshët merreni dhe shkoni atje. Florenci po më thotë ‘mos e vrisni mendjen, na keni ne, ne i kemi gjithë gjërat e rregulluara’. Ardiani më tha se duhet të ngjisnim Olsin lart te Gentiani, duke më thënë se ai duhet vrarë…”.

Më herët i penduari theksonte se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro, që të vriste baba e bir, Nezir dhe Gentian Beqirin, për çështje hakmarrjeje. 

Më shumë