Amarildo Kureta, një agjent i Forcës Operacionale, është arrestuar sapo ka kaluar doganën greke në dalje nga Shqipëria. Efektivi i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat sapo kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur me pushime drejt Greqisë.
Mirëpo, sapo 32 vjeçari ka kaluar doganën dhe është futur në anën greke, ai është prangosur.
News 24 raporton se me herët Amarildo Kureta ka qenë pjesë e forcave “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe prej disa vitesh ishte transferuar në qarkun e Beratit ku ishte bërë pjesë e Forcës së Posaçme Operacionale.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në territorin e vendit fqinj, por deri tani nga pala shqiptare nuk ka asnjë njoftim. Amarildo Kureta është arrestuar pas një urdhri ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol për trafik droge.
Ndërkohë, Drejtoria e Policisë Berat ka konfirmuar nuk se pasur asnjë njoftim nga Interpoli se agjenti i tyre i Operacionales ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Për këtë arsye, 32 vjeçari kishte marrë lejen vjetore konform të gjitha rregullave të Policisë së Shtetit dhe ishte nisur me pushime. Mirëpo, ka rezultuar se ai kërkohet nga drejtësia italiane pas hetimeve disavjeçare, ku janë zbuluar dhe biseda mes Amarildo Kuretas dhe një grupi kriminal.