Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

AFP: Papa Françesk viziton Kosovën në vitin 2016

Lajme të ngjashëm

2016 po hyn me një lajm të gëzueshëm për shqiptarët. Vetëm dy vite pas vizitës të zhvilluar në Tiranë, Papa Françesk pritet të vizitojë në 2016 Kosovën.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia franceze e lajmeve “AFP”, burime të së cilës në Vatikan e konfirmojnë diçka të tillë. Vizita e Papa Françesk në Prishtinë do të ishte historike për disa arsye. Kjo vizitë do të shënonte vizitën e parë në histori të një kreu të Kishës Katolike në Kosovë.

Gjithashtu, fakti që Vatikani nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, vizita mund të sjellë lëvizje pozitive në këtë drejtim. Megjithatë, lajmi nuk është konfirmuar nga Vatikani, por diçka e tillë pritet në javën në vijim.

Në gjysmën e dytë të vitit 2016 është parashikuar edhe shenjtërimi i Nënë Terezës nga vetë Papa.

Udhëtimet zyrtare të planifikuara për Papa Françesk në vitin 2016 janë në Meksikë, Amerikën e Jugut (Argjentinë, Kili, Uruguaji), Poloni, Armeni dhe Maltë.

Më shumë