Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Afera me inceneratorin e Fierit, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe të akuzuarit e tjerë

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllako dhe 14 të pandehurve të tjerë për inceneratorin e Fierit, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, për tre të pandehurit e tjerë, ku një prej tyre është edhe Etleva Kondi, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.

Pranimi i gjykimit të shkurtuar nuk do të thotë detyrimisht se të akuzuarit kanë pranuar fajësinë, por u jep mundësinë që në rast se shpallen fajtorë në fund të të gjithë procesit gjyqësor, ata përfitojnë uljen e 1/3 të dënimit.

Ata do përballen me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Lefter Koka është shprehur në disa seanca se akuzat ndaj tij janë të paprovuara, duke pretenduar se procesi është i montuar me qëllim që ai të goditet politikisht. Edhe ish-deputeti Alqi Bllako deklaroi se nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e koncesionit.

Më shumë