Aktorja dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës, Adriana Matoshi, ditën e sotme lënë ambjentet e spitalit.
Lajmin e ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi.
“Po është liruar sot”, ka thënë ajo për mediat nga Kosova, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.
Fatmirësisht ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe arriti që të mposhte për herë të dytë tumorin në tru.
Kujtojmë se një javë më parë, Adriana iu nënështrua një ndërhyrje kirurgjikale në tru, pasi pas 9 vitesh tumori iu rikthye përsëri.