Admirali britanik Lord West ka paralajmëruar se bota mund të përballet shumë shpejt me konflikte të armatosura në shkallë të gjerë.
Ai ka thënë gjatë një interviste për “Daily Star” se bota sot është më kaotike dhe më e rrezikshme se çdo herë gjatë karrierës së tij në marinë.
Ushtaraku i lartë drejtoi gishtin nga Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme si vendet që kanë më shumë gjasa të shpërthejnë në luftë, duke shtuar se Britania e Madhe nuk është e përgatitur dhe do të duhet të shtojë më shumë investimet për mbrojtjen.