Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 zyrtarë të lartë të ALUIZN-it nën e akuzën e shperdorimit të detyrës Ermal Dino 27 vjeç, Erald Maçi 36 vjeç, Artur Skela 45 vjeç, Erin Mlloja 32 vjeç dhe Robert Dauti 31 vjeç. Ndërsa janë shpallur në kërkim 4 ish-zyrtarë të tjerë me të njëjtën akuzë: Kreshnik Bozho, Rajmond Dervishi, Florian Hajdini dhe Taulant Brezhda.
Florian Hajdinaj ish-drejtor i ALUIZN-it, Artur Skela ish-shef i legalizimeve, së bashku me 3 ish-punonjësit e arrestuar, janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës që prej nëntorit të kaluar për legalizimin e paligjshëm, gjatë periudhës qershor-shtator 2013, të disa objekteve në afërsi të sheshit “Nënë Tereza”. Këto objekte janë prishur nga INUK.
Ndërsa, mësohet se korrikun e vitit të shkuar, Kreshnik Bozho ish-kreu i ALUIZNI-it në Tiranë dhe ish-përgjegjësit e sektorëve Raimond Dervishi dhe Taulant Brezhda janë kallëzuar penalisht nga Kontrolli I Lartë i Shtetit.
Pas një auditi KLSH, ka gjetur mangësi dhe të meta në procedurat e legalizimeve të kryera nga ish-zyrtarët e ALUIZN-it, që kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 162.6 milionë lekë në Buxhetin e Shtetit.