Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës dhe tensionet në Serbi.
Gazetarët e kanë pyetur nëse kreu i qeverisë ka pasur një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas ngjarjes në veri të Kosovës. Rama u shpreh se ai është kryeministër i Shqipërisë dhe me Serbinë kanë marrëdhënie në pikëpamje strategjike dhe interesa kombëtare.
“Unë nuk kam thënë se nuk do ketë asnjë të shtënë, unë kam thënë që veriu i Kosovës mund të degradojë në një Donbas. Unë kam thënë nuk futet dot ushtria serbe, ushtria e rregullt serbe nuk futet dot në Kosovë, dhe e them prap.
Unë jam kryeministër i Shqipërisë sepse marrëdhëniet ne këto nivele janë marrëdhënie që kalojnë nga pikësynimet strategjike, nga interest kombëtare, nga nevojat e vendit që unë udhëheq. Kështu që presidenti i Serbisë nuk e zgjedh dot unë, as nuk e zgjedh dot Albin Kurti, as nuk e zgjedhin të gjitha ata që do donin të ishte dikush tjetër.
Serbinë as nuk e paketojmë dot e ta cojmë në ndonjë kontinetet tjetër, ashtu si as vet nuk mbledhim dot bagazhet e të ikim. Duam apo nuk duam Serbia është aty, fqinje me ne. Shqipëria nuk ka asnjë arsye tjetër vec 1001 arsyeve që vijnë nga interest strategjike dhe kombëtare dhe nga detyrimi i saj për të qenë një vend më i mirë për fëmijët e vet për të vazhduar të kërkojë në rrugën e marrëdhënieve paqen e të gjithëve në këtë rajon”, tha Rama ndër të tjera.