Banorët e “Big Brother Vip” mbrëmjen e djeshme duhej t’u përgjigjeshin disa pyetje, përfshirë edhe marrëdhënien Kiara-Luiz. Teksa u pyet nëse ishte dashuruar me këngëtarin, moderatorja u përgjigj duke thënë:
“Deri diku “Ndoshta keqkuptohet se jam natyrë pak e ftohtë. Jam natyrë pasionante dhe nuk dua ta shfaq pasionin këtu brenda në sy të të gjithëve.”
Kjo përgjigje mesa duket i pëlqe Luizit i cili u ngrit në këmbë, ndërkohë banorët e tjerë filluan të brohorisnin me të madhe.
“Zot ruje, Zot falemners”, dëgjohet të thotë ai.
View this post on Instagram