Xhihadisti kosovar që shfaqej në videot e publikuara para disa kohësh, ku i priste kokën një fëmije irakian dhe ftonte shqiptarët t’u bashkohen forcave të ISIS-it mendohet të jetë vrarë. Lavdrim Muhaxheri, komandanti i xhihadistëve shqiptarë që luftojnë në krah të forcave të ISIS në Siri, mendohet të ketë mbetur i vrarë, gjatë një mësymje të forcave kurde për të çliruar një pjesë të qytetit të Kobanit.
Lajmi bëhet i ditur nga Hala Jaber, gazetarja e britaniko-libaneze e gazetës “Sunday Times, e cila në profilin e saj në Tëitter shkruan: “ Një tjetër luftëtar famëkeq i ISIS Abu Abdallah Kosova, nga Shqipëria u vra sot në Kobani”. Gazetarja ka postuar edhe disa foto të Lavdrim Muhaxherit i njohur edhe me pseudonimin arab Abu Abdullah Kosova.
Gjithashtu, komandantët kurdë, konfirmojnë se gjatë luftimeve janë vrarë 42 terroristë të ISIS-it, por nuk dihet nëse mes të vrarëve gjendet edhe Lavdrim Muhaxheri.
Gushtin e 2014-ës televizionet kurde dhanë lajmi për vdekjen e tij. Por ky lajm u hodh poshtë nga një mik bashkëluftëtar i Muhaxherit, që konfirmoj se xhihadisti vetëm ishte plagosur. Për sa kohë, që nuk janë bërë publike foto të trupit të tij nuk mund të konfirmohet me siguri të plotë asgjë.