A do të martoheshit me një mashkull apo femër serb/e? Është kjo pyetja që u është bërë disa të rinjve në Prishtinë nga gazeta “Zëri”.
Pothuajse të gjithë janë shprehur kundër një martesë të tillë, ndonëse jo fort të bindur në ato që thonin. Të paktë ishin ata që jepnin një arsye se përse refuzonin martesën me një person të kësaj kombësie, ndërsa dominonte argumenti lidhur me luftën e zhvilluar në Kosovë në vitin 1999.
Por, ka pasur edhe nga ata që kanë pranuar se do të martoheshin me një serb/e vetëm në rast se i përkiste besimit mysliman.
Gjithsesi, shkrimi e gazetës ‘Zëri’ lidhur me këtë video nuk duket aspak objektiv dhe gati gati në terma racist kur shkruhet se: “Shumë vajza shqiptare nga Shqipëria kanë shkuar në Serbi, ku janë martuar dhe i kanë kontribuuar shtimit të popullatës serbe, por një gjë të tillë kurrë nuk do ta bënin vajzat kosovare. Ato thonë se kurrë nuk do të pranonin të martoheshin apo të bashkëjetojnë me serb.”