Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

A do të kandidojë për kreun e PD-së? Përgjigjet Jorida Tabaku

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku foli në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për të ardhmen e partisë, ku ndër të tjera u fol dhe për një garë të mundshme të saj për kryetare.

Deri në këto momente, Tabaku u shpreh se nuk ishte ende e qartë se çfarë do të ndodhte me zgjedhjet në PD.

“Javës tjetër në kryesi unë do të diskutoj këto propozime, mënyrën se si unë e shoh Partinë Demokratike të ringrihet, mënyrën se si unë e shoh votuesin demokrat, por edhe më gjerë që të ketë një alternativë, që të kenë shpresë dhe ta shohin te ne ndryshimin, pastaj i takon kryesisë për hapjen e një procesi votimi, për hapjen e një procesi reflektimi apo dëgjesave dhe në varësi edhe të diskutimeve që do të kemi atje, do të marrim edhe vendimet që na takojnë secilit,” – u shpreh Tabaku.

Ndërsa, moderatorja Mëhilli kuptoi se kjo ishte një përgjigje që tregonte se Tabaku ishte e hapur për pozicionin e kryetares, kjo e fundit u shpreh se nuk ishte në interesin e saj karrigia.

Më shumë