Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe krijimit të shtetit shqiptar, e kanë vendosur Isa Boletinin në piedestalin e njerëzve më të rëndësishëm që kombi shqiptar ka pasur gjatë historisë së tij
Sot bëhen 99 vjet nga vrasja e atdhetarit dhe luftëtarit legjendar, Isa Boletini. I lindur në fshatin Boletin të Mitrovicës, Isa u shqua që në moshë të re si luftëtar i zoti kundër forcave Osmane.
Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe krijimit të shtetit shqiptar, e kanë vendosur Isa Boletinin në piedestalin e njerëzve më të rëndësishëm që kombi shqiptar ka pasur gjatë historisë së tij.
Boletini u vra pabesisht më 1916 nga shovinistët e kohës malazez në Podgoricë, së bashku me djemtë e tij Halili dhe Zahidi.
Një nga shprehjet më të famshme të Isa Boletinit është: “Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia”.
Pas zbulimit të eshtrave të tij, rivarrimi i Isa Boletinit pritet të bëhet këtë vit në fshatin ku ai lindi.