NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result

në Aktualitet, Lajmet kryesore, Politikë

7 orë seancë, Gjykata e Posaçme lë pezull vendimin për Malltezin dhe Berishën

20/11/2023, 16:32
0
FotoArkive: Sali Berisha dhe Abi Malltezi

FotoArkive: Sali Berisha dhe Abi Malltezi

Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

FotoMontazh/ Vrasja Liridona Ademajt

Vrasja e Liridona Ademajt, nesër në Tiranë marshim kundër femicidit

02/12/2023, 11:46
Nje pensionist

Të hënën nis shpërndarja e 5 mijë lekëshit të Vitit të Ri për pensionistët

02/12/2023, 11:39
Pjesë e një grupi kriminal, kush është shqiptari që u vra nga bashkëkombasi

Pjesë e një grupi kriminal, kush është shqiptari që u vra nga bashkëkombasi

02/12/2023, 11:24
Julinda Dhame, presidente e Federatës Shqiptare të Motoçiklizmit

“Rally Albania” bëhet anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit

02/12/2023, 11:04
Sali Berisha, ne Kuvendin e fundit Kombetar te PD - 30 Prill 2022

Grupimi demokrat i Sali Berishës mbledh sot Kuvendin Kombëtar

02/12/2023, 09:39

Gjykata e Posaçme e Apelit do ta japë nesër vendimin për Jamarbër Malltezin dhe vjehrrin e tij, Sali Berisha. Ankimimi i paraqitur nga avokatët mbrojtës është shqyrtuar për rreth 7 orë dhe këtë pasdite togat e zeza kanë vendosur që vendimi të shpallet nesër, 21 Nëntor.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt:

‘Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’, që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati i Sali Berishës është shprehur se ish-kryeministri nuk do të marrë pjesë në asnjë seancë gjyqësore antikushtetuese. Malltezi dhe Berisha kërkojnë rrëzimin e masave të sigurisë, i pari të dalë nga burgu dhe i dyti t’i lirohet pasaporta.

“Zoti Berisha nuk paraqitet karshi vendimeve antikushtetuese. Ai është një vendim nomiinal i zotit Berisha, sigurisht i njoftuar nga ne mbi pakushtetutshmërinë e këtij vendimi”, u shpreh avokati Genc Gjokutaj, shkruan newsbomb.al.

Njoftimi i SPAK:

Shtetasi J. M. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B., ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.

Shtetasi J. M. dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin S. B., pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta si më poshtë:

  • Privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi J. M.
  • Ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi J. M.
  • Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Shtetasi J. M. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B., ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.

Shtetasi F. B. dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me shtetasin J. M. për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar shtetasit J. M., dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Gjithashtu shtetasi F. B., dyshohet se ka konsumuar edhe vepren penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal në bashkëpunim me shtetasin J. M., pasi ka mundësuar nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. realizimin e fshehjes së origjines së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të shtetasit J. M., duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 112 datë 20.10.2023, ka caktuar këto masa sigurimi:

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodi Procedurës Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodi Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim S. B.

“Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodi Procedurës Penale ndaj shtetasit nën hetim J. M.

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodi Procedurës Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodi Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F. B.

Etiketa: ankimimGjykata e PosacmeJamarber Malltezimasa e sigurisesali berishaSPAK
Artikull paraprak
Bomb Video

Kozakut i djegin sërish makinën, këtë herë Mercedesin me vlerë 50,000 euro

02/12/2023, 12:10
Artikull tjetër

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më shumë

Lajme të lidhura

Sali Berisha, ne Kuvendin e fundit Kombetar te PD - 30 Prill 2022

Grupimi demokrat i Sali Berishës mbledh sot Kuvendin Kombëtar

02/12/2023, 09:39
0

...

Ish ministri i Shendetesise Ilir Beqaj

Ish-ministri Beqaj del nga SPAK, ‘kyç gojën’ para gazetarëve

01/12/2023, 16:11
0

...

Sali Berisha

Nesër Kuvendi Kombëtar/ Berisha: Grupi parlamentar i PD është i bashkuar

01/12/2023, 13:34
0

...

Gara për 3 vende vakante në SPAK, kandidatët do të intervistohen në KLP më 7 dhjetor

Gara për 3 vende vakante në SPAK, kandidatët do të intervistohen në KLP më 7 dhjetor

01/12/2023, 11:14
0

...

Foto nga vendi ku u gjet droga

Laboratori i kokainës në Fier, SPAK pritet të çojë dosjen për gjykim në GJKKO

01/12/2023, 10:18
0

...

Lajmet e fundit

Kozakut i djegin sërish makinën, këtë herë Mercedesin me vlerë 50,000 euro

Kozakut i djegin sërish makinën, këtë herë Mercedesin me vlerë 50,000 euro

2023/12/02  12:10pm
0

FotoMontazh/ Vrasja Liridona Ademajt

Vrasja e Liridona Ademajt, nesër në Tiranë marshim kundër femicidit

2023/12/02  11:46am
0

Nje pensionist

Të hënën nis shpërndarja e 5 mijë lekëshit të Vitit të Ri për pensionistët

2023/12/02  11:39am
0

Pjesë e një grupi kriminal, kush është shqiptari që u vra nga bashkëkombasi

Pjesë e një grupi kriminal, kush është shqiptari që u vra nga bashkëkombasi

2023/12/02  11:24am
0

Para
Foto ilustruese

Ndrangheta, 2200 vitet burg për 207 anëtarët në një nga gjyqet më të mëdha të mafias

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ