Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
52 %
3.6kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
20 °
E hënë, 2 Tetor, 2023

67 vjeçari ndërron jetë në mes të rrugës te Komuna e Parisit, Policia: Dyshohet se vuante nga tensioni

Lajme të ngjashëm

Një burrë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”. Ai ka qenë duke ecur në rrugë kur është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Referuar njoftimit të Policisë, dyshimet janë se ky shtetas vuante nga tensioni dhe vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 23.06.2022, në vendin e quajtur Komuna e Parisit, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi E. I., 67 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga tensioni.

Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ky shtetas është rrëzuar në rrugë, dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.

Më shumë