Shkencëtarët kanë gjetur një ilaç për të kuruar sëmundjen vdekjeprurëse të malaries, të cilët e quajnë tafenoquinën një ‘arritje fenomenale’ pas 60 vjet kërkimesh.
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë “dritën jeshile” një medikamenti për të kuruar malarien, e cila sëmur çdo vit 8.5 milionë njerëz.
Administrata e ‘Food and Drug’ (Ushqim dhe Ilaç, FDA) në Shtetet e Bashkuara ka dhënë aprovimin për tafenoquin-ën.
FDA thotë se ilaçi ka dhënë efekte pozitive dhe është aprovuar për përdorim në SHBA, por thekson se ka efekte anësore nga të cilat duhet treguar kujdes. Ata rekomandojnë që njerëzit të testohen para se të marrin këtë lloj ilaçi
Malaria e përsëritur shkaktohet nga paraziti ‘plasmodium vivax’ dhe është lloji më i shpeshtë i malarias jashtë Afrikës Sub-Saharian.