Prokuroria Speciale ka dhënë sot pretencën për të pandehurit e operacionit “SHPIRTI”. Operacion i finalizuar me bujë një vit më parë, ku u arrestuan 31 persona, të cilët akuzohen për trafikimin e 6 tonëve drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
31 anëtarët e katër grupeve kriminale që kanë vepruar gjatë viteve 2014 – 2019 dhe kanë trafikuar 6 ton drogë drejt Italisë. Sasia e hashashit të kapur është me vlerë 55 milionë euro dhe zyra e Eurjust e konsideron se ndër më të suksesshmit në Europë.
Autoritetet Shqiptare dhe Autoritetet Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’, në mars të vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishëm.
SPAK ka kërkuar më shumë se 100 vite burg për personat e marrë të pandehur në kuadër të këtij operacioni. Newsbomb.al ju sjell më poshtë emrat e tyre dhe dënimet e kërkuara në Gjykatën e Posaçme.
- Ilirjan Duçellari – 20 vite burg
- Mariglen Ducellari – 18 vite burg
- Aurel Kalari – 15 vite burg
- Kleo Piro Bregu – 15 vite burg
- Organ Ducellari – 15 vite burg
- Julian Bejdollari – 15 vite burg
- Rexhino Muçaj – 15 vite burg
- Alban Koshi – 15 vite burg
Vijon…