Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një deklaratë për mediat foli lidhur me operacionin e zhvilluar nga SPAK një ditë më parë në Tiranë, ku në prangat e policisë ranë 6 persona, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim si dhe për zgjedhjen e kreut të ri të Asgjensisë së Mbikqyrjes Policore.
Balla tha se brenda kësaj jave do ia depozitojë kryeministrit Edi Rama emrat e 5 kandidatëve për të qenë në krye të AMP.
LEXO EDHE: Disa zyrtarë në pranga, reagon Balla: Vijon puna për ndalimin e personave të tjerë
“5 propozime dhe do të kemi një komunikim tjetër me ju. Emrat do ja çoj kryeministrit brenda kësaj jave”, tha Balla para gazetarëve.
Rreth një muaj më parë Ardi Veliu dha dorëheqjen nga posti drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ministria e Brendshme falenderoi Veliun për punën e bërë në krye të AMP-s si dhe bëri me dije se ai do të emërohet në një tjetër post shtetëror.