Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
32 °
Mër
29 °
E shtunë, 23 Shtator, 2023

5 ditë Salloni Ndërkombëtar i Librit në Torino, Shqipëria përfaqësohet nga dhjetëra shkrimtarë e përkthyes

Lajme të ngjashëm

Panairi i 35-të i librit në Torino ka hapur sot siparin me praninë e ministrit të Kulturës së Italisë Gennaro Sangiuliano dhe ministres së Kulturës së Shqipërisë Elva Margariti. Vëmendjen e ka marrë një lexim në gjuhën e imazhit i veprës “Kronikë në gur”, e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, realizuar nga arkitektja Matilda Pando.

Frymëzuar nga “Liza në botën e çudirave”, edicioni i këtij viti titullohet “Përmes pasqyrës”; një rrugëtim mes fantastikes dhe reales; nga fëmijëria në botën e të rriturve; nga e shkuara në të ardhmen.

I tillë do të jetë edhe Salloni Shqiptar, i frymëzuar nga një prej veprave të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, projektuar nga arkitektja Matilda Pando dhe artisti Ergys Krisiko. “Kohët e Kadaresë” ishte aktiviteti i parë i realizuar në sallonin e Shqipërisë.

Një sallon i konceptuar si një vepër arti, që i fton vizitorët të hyjnë në të dhe të zbulojnë Shqipërinë letrare, e cila gjithëherët ka ofruar një letërsi europiane, me stacionet e veta të ndalimit dhe pengesa, por me një orientim të qartë perëndimor, që vjen që në kohërat e Buzukut e Bogdanit, te autorët e Rilindjes Kombëtare, ata të shek. XX e deri në brezat më të rinj të shkrimtarëve.

“Ka qenë një pritje e gjatë, një ‘brengë e bukur’ siç thotë shkrimtari ynë i madh Kadare dhe nuk mund të mos pranonim ftesën për të qenë jo thjesht pjesëmarrës, por miq”, është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ajo ka treguar se ka jetuar 16 vite në Itali dhe e kupton fare mirë se sa punë është dashur për të ndryshuar imazhin artistik të Shqipërisë në sytë e botës, dhe këtë ftesë e sheh si një nismë të rëndësishme, e cila finalen e ka me anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

“Gjeografikisht dhe shpirtërisht gjithnjë kemi qenë pjesë”, është shprehur ministrja.

Përgjatë 5 ditëve në Sallonin e Torinos, ku Shqipëria është e ftuara e nderit, do të ketë rreth 40 aktivitete ku në fokus do të jetë gjuha shqipe me promovime librash të përkthyer në italisht. Ndërkohë që lista e shkrimtarëve, përkthyesve dhe studiuesve të cilët do të jenë të pranishëm në Sallonin shqiptar është e gjatë. Do të gjeni mes tyre emra si:

  • Lea Ypi, Ornela Vorpsi, Bashkim Shehu, Ermal Meta, Matteo Mandala, Lucia Nadin, Virgjil Muçi, Tom Kuka, Ardian Ndreca, Ardian Kuçuku, Darien Levani, Rita Petro, Fatos Kongoli, Ylljet Aliçka, Durim Taçi, Anilda Ibrahimi, Artur Spanjolli, Gëzim Hajdari, Stefan Çapaliku, Mimoza Hysa, Diana Kastrati, Liridon Mulaj, Andreas Dushi, Tobias Xhaxhiu, Denada Ndreca, Christan Elia, Nicola Petrazzi, Fabio Rocchi, Sonila Strakosha etj.

“Ngritja e këtij salloni u bë i mundur falë bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, Regione Puglia, Qendra Shqiptare në Torino, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Ambasada Shqiptare në Romë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Më shumë