Kryeministri Edi Rama lajmëron se 30 qendra shëndetësore verore do të hapen javën e ardhshme në të gjithë vendin, duke qenë se dhe sezoni turistik ka nisur.
Nga 15 Qershori, në zonat turistike bregdetare dhe malore do të hapen qendra të reja të përkohshme, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët.
“30 qendra shëndetësore verore do të hapen më 15 Qershor në zonat turistike bregdetare dhe malore, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror”, shkruan Edi Rama.
Kryeministri ndan dhe një hartë të Shqipërisë, se ku do të jenë të vendosura qendrat e reja shëndetësore verore. Kjo është një nismë që është ndërmarrë edhe vitet e kaluara nga qeveria për t’u ardhur në ndihmë turistëve dhe pushuesve, në çdo rast.
