Është zbuluar shkaku i mundshëm i aksidenti tragjik i trenave në Indi, ku humbën jetën rreth 280 persona.
Ministri i hekurudhave i Indinsë ka thënë se shkaku i mundshëm ka qenë një defekt sinjali i cili çoi në një ndryshim në lidhjen elektronike, duke bërë që trenat të kryqëzonin rrugët me njëri-tjetrin.
Në sinjalizimin hekurudhor, sistemi elektronik vendos rrugëtimin e çdo treni në shina të caktuara, duke siguruar lëvizjen e sigurt të trenave.
Përplasja e treni të pasagjerëve me një tren mallrash ndodhi pasi u drejtua gabimisht në një shinë anash linjës kryesore. Vagonët e dalë nga shinat goditën më pas një tren të dytë pasagjerësh që po vinte në drejtim të kundërt.
Numri i viktimave është rishikuar në 275, pasi disa trupa u numëruan dy herë, thanë zyrtarët për mediet e huaja. Nga 1175 të plagosurit e transportuar në spital, 793 prej tyre kanë dalë. Ndërkohë disa familje janë ende në kërkim të njerëzve të tyre të dashur.
Fatkeqësia më e madhe e trenave në Indi ishte në vitin 1981, kur një tren pasagjerësh doli nga shinat dhe ra në lumë gjatë një cikloni në shtetin Bihar, duke u marrë jetën rreth 800 personave.