Procesi për zgjedhjen e delegatëve dhe Kongresi i Partisë Socialiste, duket se ka qenë kryefjala e mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS-së.
Në përfundim të mbledhjes, deputeti Taulant Balla informoi publikun me disa statistika nga procesi i zgjedhjes së delegatëve. Balla tha se deri tani kanë votuar 24,783 anëtarë të PS-së duke zgjedhur nga 337 delegatë, 146 gra dhe 109 të rinj dhe të reja.
Nga zgjedhja e delegatëve dua të theksoj se nga 337 janë zgjedhur 146 gra dhe 109 të rinj dhe të reja, duke respektuar tërësisht vendimin e asamblesë kombëtare të PS-së.
Ajo që dua të komunikoj sot është se procesi i zgjedhjes së delegatëve është gati në Lezhë dhe në Dibër. Do t’i kërkoja çdo anëtari që ditën e shtunë të ushtrojë detyrimin e tij statutor për të votuar delegatët e Kongresit.
Në 16 mars pasi të jetë mbyllur procesi edhe në qarqe të tjera shkojmë në Kongresin e PS-së. Faleminderit 25 mijë anëtarëve të PS-së që kanë votuar për delegatëtë”, tha deputeti i PS-së Taulant Balla.