Rexhep Tajip Erdogan rizgjidhet president i Turqisë për 5 vitet e ardhshme, pas numërimit të plotë të votave.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Turqi ku Rexhep Tajip Erdogan është rizgjedhur presidenti i Turqisë për 5 vitet e ardhshme me 51.4% të votave. Ai ka marrë për herë të tretë besimin e turqve për të qenë udhëheqësi i tyre.
Kjo fitore e Erdogan ka ardhur pas një balotazhi në raundin e parë me kreun e opozitës, Kemal Kilicdaroglu. Këtë të dielë, në raundin e dytë, Erdogan arriti të linte pas Kilicdaroglu i cili mori vetëm mori 48.2% të votave.
Kujtojmë se turqit votuan edhe për Asamblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj. Partia e Erdoganit ka një shumicë komode në organin prej 600 vendesh.
Vendet ndahen si më poshtë:
323 për nacionalistët AKP dhe MHP të Erdoganit
212 për Republikanët (CHP) dhe Partia e Mirë e Meral Aksener
65 vende për partitë më të vogla të majta