Rexhep Tayip Erdogan rizgjidhet president i Turqisë për 5 vitet e ardhshme, pas numërimit të plotë të votave.
Erdogan është rizgjedhur presidenti i Turqisë për 5 vitet e ardhshme me 51.4% të votave. Ai ka marrë për herë të tretë besimin e turqve për të qenë udhëheqësi i tyre.
Kjo fitore e Erdogan ka ardhur pas një balotazhi në raundin e parë me kreun e opozitës, Kemal Kilicdaroglu.