Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Die
24 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

2 ditë para zgjedhjeve, Meta thirrje të rinjve: Pjesëmarrja juaj në votime është oksigjen për demokracinë

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit Ilir Meta u ka bërë thirrje të rinjve, të cilët janë votues për herë të parë që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shprehet se pjesëmarrja e tyre në këto zgjedhe sipas tij është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

“Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë!

Shqipëria i ka sytë te Ju! Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës.

Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri !

Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj”, shkruan Meta në Facebook.

Më shumë