Refugjatët nga Siria vazhdojnë përpjekjet ë tyre për të kaluar në shtëtet e Europës, ndërkohë që brenda 3 ditësh, në Greqi kanë arritur 11.218 refugjatë të cilët janë nisur nga Turqia.
Sipas mediave greke në datën 16 shkurt kanë arritur në Greqi 1.783 refugjatë, në datën 17 shkurt 4.611 refugjatë, ndërsa në datën 18 shkurt 4.824. Gjithësej 11.218 refugjatë kanë arritur në ishujt grek këto tre ditë, ndërkohë që sipas qeverisë greke nuk është e mundur të gjendet strehim për një numër kaq të madhë refugjatësh.
Mediat greke kanë shkruar se në ishullin Kastelorizo kanë arritur rreth 750 refugjatë, nderkohë që banorët nuk janë më shumë se 250. Refugjatët nuk kanë strehim dhe disa nga ata flejnë rrugës, për faktin se hapësira që ka dhënë në dispozicion Bashkia nuk është e mjaftueshme.