Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
34 °
Die
26 °
Hën
29 °
Mar
32 °
E shtunë, 23 Shtator, 2023

104 vota kundër Ilir Metës, si President i Republikës

Lajme të ngjashëm

Ilir Meta është i pari President i Republikës në historinë e Shqipërisë që shkarkohet nga Kuvendi. 104 deputetë kanë votuar dje një seance plenare të qetë dhe pa debate, pro shkarkimit të Metës me arsyetimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Shkelja e unitetit, njëanshmëria në zgjedhje, deklaratat për dhunë, janë disa nga konstatimet e raportit që brenda pesë ditësh do të shkojë në duart e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Janë ata që do të shqyrtojnë dhe brenda tre muajve do të shprehen lidhur me shkarkimin e presidentit Meta.

Kjo është hera e parë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, që votohet për shkarkimin e presidentit, për më tepër, të një presidenti të propozuar dhe zgjedhur në këtë post nga vetë maxhoranca e qeverisë Rama katër vite më parë.

Më shumë