Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

“100 mijë lekë vota për Partinë e Lirisë”, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, jepte edhe 50 mijë për naftë

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 52-vjeçar si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër shtetas pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin komunikonin për shit-blerje votash.

Arrestimi i shtetasit me ininciale K.A, benues në Tiranë si dhe procedimi i Agron Duros ka ardhur pas publikimit të një video ku këta shtetas dëgjoheshin teksa bënin pazare për shit-blerje votash për Partinë e Lirisë.

Ditën e djeshme gazeta “Tema”publikoi një video ku shtetasi i identifikuar si Agron Duro, po komunikonte me korrdinatorin e ish-LSI tani Partia e Lirisë për sjelljen e një votuesi nga Kuçova në Tiranë kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra, nga të cilat 50 mijë do përdoren për naftë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Premtuesi”.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet një shtetas që komunikon për shit-blerje votash, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”.

Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit K. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë shfaqur në një video, duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

 

Më shumë