Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën.
Kjo ditë nuk është vetëm ditë Festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.
Dy vite më pas festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën. Në Shqipëri, por edhe në të gjithë vendet e botës, sot fëmijët kanë ditën e tyre të festës.