Qindra mijëra punëtorë francezë u mblodhën të enjten në një shfaqje të re zemërimi kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, me protestat që u kthyen të dhunshme në Paris dhe qytete të tjera, në një betejë që nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje.
Më shumë se 120 policë dhe xhandarë janë plagosur gjatë protestave të ditës së sotme dhe 80 persona janë arrestuar, është shprehur në mbrëmje ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin.
Edhe pse tubimi zyrtarisht ka përfunduar, në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera deri në orën 20.44 raportohet se ka pasur përplasje të dhunshme dhe trazira. Protestuesit u vunë zjarrin stendave të gazetave dhe koshave të plehrave, në rrugët përreth Place de l’Opera.
Charge de la BRAV sur le cortège syndical @UnionSolidaires plusieurs blessés lors de la grève du jeudi 23 mars à Paris.#manif23mars #Greve23Mars #ReformeDesRetraites #macron13h #blocagetotal #manifestation #manifestations #bastille #president #Capitole pic.twitter.com/k14UEGk2Iq
— Adrien AdcaZz (@AdrienAdcaZz) March 23, 2023
FRANCE 24 thotë se skenat e dhunshme shpërthyen nga ora 16:00 e në vazhdim mes një ndjenje kundërshtimi midis demonstruesve.
Sindikatat franceze po bëjnë thirrje për një ditë të re grevash dhe demonstratash më 28 mars. Rreth 3.5 milionë njerëz në Francë iu bashkuan protestuesve kundër reformave të pensioneve të enjten, sipas sindikatës CGT.
🔴 Incendie en cours d’un kiosque à #Paris : les affrontements se poursuivent. #manif23mars pic.twitter.com/Mj9PwhDOTC
— Clément Lanot (@ClementLanot) March 23, 2023
Ndërsa autoritetet thonë se demonstruesit në protestat në të gjithë Francën ishin vetëm 1.08 milionë. Shifra nga Ministria e Brendshme i bën protestat e së enjtes më të mëdhatë në kryeqytetin francez që nga fillimi i grevave në janar.
E dyta më e madhe ishte më 15 mars, kur 480,000 njerëz dolën në rrugë në Paris, sipas qeverisë.
Kundërshtimi i gjerë ndaj rritjes së moshës zyrtare të daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, si dhe përdorimi nga qeveria i një klauzole kushtetuese për të miratuar pa votim, ka bërë që në të gjithë Francën të shpërthejnë protestat, madje deri në përleshje me policinë.
Situation de chaos à Paris avec des dizaines de départs de feu et plusieurs cortèges. pic.twitter.com/tPGDneURMm
— Remy Buisine (@RemyBuisine) March 23, 2023