Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

U dërgua e pajetë në spital, 18-vjeçarja bashkjetonte me njërin nga të dyshuarit, Policia: E keqtrajtuar fizikish, e reja kishte plagë të shumta

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Ferizaj, Kosovë, ku një 18-vjeçare u dërgua në spital nga dy të rinj pa shenja jete.

Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar shtetasin A.S., ndërsa ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin me iniciale D.K.

Bëhet me dije se 18 vjeçarja me iniciale O.M prej disa kohesh bashkjetonte me 29-vjecarin që tani është në arrati dhe akuzohet për “vrasje me dashje”.

Mediat kosovare raportojnë që dy të rinjtë e kanë  keqtrajtuar fizikisht të ndjerën, e cila si pasojë e plagëve të shumta të marra ka ndërruar jetë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj,  me vendim të prokurorit, është ndaluar një (1) person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale  “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë